Kronikë

Pogradec/ Njiheshin me klientët në lokal e më pas ikin në hotel, goditet një rast prostitucioni në Tushemisht! Arrestohen pronari e administratorja e subjektit dhe dy punonjëse seksi

12 Maj 2021, 09:22| Përditesimi: 12 Maj 2021, 10:33

  • Share

Goditet një rast i ushtrimit të prostitucionit në Tushemisht të Pogradec. Në pranga ra pronari dhe administratorja e hotelit dhe dy gra që ushtroni prostitucionin.

Pas marrjes së informacioneve të para se në një lokal dhe hotelin ngjitur me të kryhej prostitucioni, policia nisi hetimet për grumbullimin e provave që zgjati për disa jave deri në përfundimin e saj ditën e djeshme me arrestimin  e 4 personave duke finalizuar operacionin e koduar "Restart"

Në pranga ranë Renato Capo (Naçka), 35 vjeç, (pronari i hotelit dhe tutori) Marsida Kurti, 34 vjeçe (administratorja e hotelit), Esmeralda Zefi, 36 vjeçe dhe M. S., 17 vjeçe, (dy vajzat që ushtronin prostitucionin), të gjithë banues në Pogradec.

Si kryhej prostitucioni? Të katër të arrestuarit në bashkëpunim mes tyre lejonin dhe ushtronin prostitucionin. Fillimisht dy gratë Esmeralda Zefi, 36 vjeçe dhe M. S., 17 vjeçe njiheshin me klientët në lokal dhe më pas shkonin së bashku në hotelin ngjitur, të dyja subjektet në pronësi të  Renato Capo, 35 vjeç. Ky aktivitet kryhej në informimin dhe bashkëpunim edhe të administratores së hotelit, 34 vjeçares,Marsida Kurti

34-vjeçarja Kurti në bashkëpunim me dy gratë, në mënyrë të organizuar lejonin dhe ushtronin veprimtarinë e prostitucionit në ambientet e këtij hoteli.  Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se Marsida Kurti nuk kishte kryer regjistrimin e subjektit pranë organeve tatimore.

Të arrestuarit do të përballen me veprat penale "Prostitucioni", "Shfrytëzimi i prostitucionit" kryer në bashkëpunim, "Mbajtja e lokaleve për prostitucion" dhe "Fshehja e të ardhurave”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?