John Ratcliffe duke bërë simbolin e shqiponjës

Njihet dhe si mik i shqiptarëve, kush është John Ratcliffe që Trump i besoi drejtimin e CIA-s

13 Nëntor, 15:26| Përditesimi: 13 Nëntor, 16:46

  • Share

Presidenti i zgjedhur Donald Trump caktoi ish-drejtorin e tij të Inteligjencës Kombëtare John Ratcliffe, për t’u bërë drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, CIA.

Ratcliffe ishte një kongresmen republikan me tre mandate përpara se të shërbente në administratën e parë të Trump në mesin e vitit 2020, duke mbyllur një rrugë të gjatë.

Emërimi i tij fillestar në këtë pozicion ndodhi vetëm disa ditë pas marrjes në pyetje të Robert Mueller, ish-drejtori i FBI-së, në Kongres, për hetimet rreth dyshimeve të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016, shkruan CCN.

Kandidatura e tij u kundërshtua nga palët politike, duke ngritur pikëpyetje mbi kualifikimet e tij. Trump vendosi ta tërheqë kandidaturën e tij, por më vonë, në vitin 2020, e emëroi sërish, duke e përkrahur pas deklaratave se Ratcliffe ishte trajtuar padrejtësisht nga media.

Në mandatin e tij të dytë, Ratcliffe, një aleat besnik i Trump, mori përgjegjësi të rëndësishme në drejtimin e CIA-s, ndërkohë që kishte shërbyer më parë në ekipin e Kongresit që mbështeste presidentin gjatë procesit të shkarkimit të tij të parë.

Por nga ana tjetër Ratcliffe njihet edhe si një nga miqtë e mëdhenj të shqiptarëve pasi ka lidhje të forta me komunitetin shqiptaro-amerikan.

Në vitin 2016, ai  ishte i ftuar special në  “Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare” që u mbajt në Nju Jork, organizuar nga rrjeti shqiptaro-amerikan. Ai ka pasur takime me zyrtarë nga Kosova dhe Shqipëria.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?