Funeralët e viktimave të mbuluar me flamur shqiptar

Një ndër masakrat më të pamëshirshme ku u pushkatuan të gjithë burrat e djemtë, 24 vite nga krimet serbe në Rezallë të Kosovës

5 Prill 2023, 08:13| Përditesimi: 5 Prill 2023, 08:22

  • Share

Ditën e sotme bëhen 24 vite nga masakra e Rezallës në Skënderaj të Kosovës ku ushtria dhe policia serbe ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të fshatrave përreth.

Një pjesë e trupave u zbuluan në Rudnicë të Rashkës, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin. Në 5 prill, të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e familjeve që banonin në Rezallë dhe fshatrat përreth dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj.

Nga masakra që konsiderohet si një ndër më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë, kanë shpëtuar gjallë vetëm 3 persona.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?