Vrasësi serial, Charles Sobhraj, i njohur me nofkën 'gjarpri'

Tajlandë/ Njihet si një prej vrasësve serialë më të rrezikshëm në botë, rrëfehet 'gjarpri': Nuk kam vrarë kurrë njeri në jetën time

5 Shkurt 2023, 22:51| Përditesimi: 5 Shkurt 2023, 23:01

  • Share

Një prej vrasësve serialë më famëkeq në botë sot pranoi se kishte droguar dhe vjedhur pasaporta të paktën 150 viktimave, por këmbënguli se nuk kishte vrarë asnjë prej tyre dhe se do ta provonte këtë gjë.

Charles Sobhraj, francezi 78-vjeçar i quajtur "Gjarpri" emisionin televiziv të BBC-së me të njëjtin emër, foli të dielën për herë të parë që kur u lirua nga burgu në Nepal. Në një intervistë, ai mohoi të ishte përgjegjës për një sërë vrasjesh të turistëve kryesisht perëndimorë në vende duke përfshirë Tajlandën dhe Indinë gjatë viteve 1970.

“Kam përdorur mjaft pasaporta të vjedhura, por kurrë nuk kam vrarë njeri dhe do ta vërtetoj këtë. Tani për tani, unë jam duke vrapuar kudo duke u përpjekur të rinovoj dokumentet e mia"-tha ai për Le Monde.

Duke iu rikthyer krimeve të tij në një intervistë, Sobhraj përshkroi mënyrën se si ai grabiste njerëzit në të gjithë Azinë Jugore ndërsa punonte si shitës bizhuterish.

“Kam shitur rubin, safirë, smeralde, kjo ishte pak a shumë”, tha ai, duke shtuar “Viktimat ishin gjithmonë turistë apo biznesmenë. Dhe gjithmonë, nëse shkonte mirë, në mbrëmje shkonim për të pirë së bashku. Viktimave u hidhja një ilaç në gotë derisa të flinin dhe unë të hyja në dhomën e tyre.”

Kur iu paraqitën prova bindëse se ai ishte parë me njerëz kufomat e të cilëve më pas gjendeshin të gjymtuar, të mbytur dhe të djegur, Sobhraj thjesht tha se nuk kishte asnjë dijeni për këtë gjë.

'Jo, nuk jam vrasës. Unë kurrë nuk kam vrarë njeri”, përsëriti ai.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?