TIRANE - Pas 7 muajsh nga hapja e aplikimeve për SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë publikon listën paraprake me 15 emrat e përzgjedhur për Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion. Renditja e tyre është bërë sipas pikëzimit që ata kanë marrë gjatë prezantimit të tyre në KLP. I pari që kryeson listën është Aldin Dumani, menjëherë pas tij Anton Martini dhe Elisabeta Imeraj. Nuk ja ka dalë të jetë në listën e 15 prokurorëve nga 22 kandidatë që janë intervistuar në total nga KLP, për të kaluar në SPAK, Donika Prela, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, si dhe prokurorë të Krimeve të Rënda që kanë në duar dosjet më të nxehta. Besim Hajdarmataj, Vladimir Mara, Dritan Prençi, të tre prokuror të Krimeve të Rënda, si edhe Enkeleda Xhengo, Maksim Sota dhe Dorina Bejko.
Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimaj tha se SPAK do të ngrihet menjëherë sapo një numër i konsiderueshëm nga kandidatët për Prokurorinë e Posaçme, të kalojnë të dyja shkallët e vettingut, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, dhe atë të Apelimit.
"Do të mbetemi në pritje të ecurisë së vetingut dhe kur kandidatët t'i kalojnë të dyja shkallët e vettingut atëherë do t'i emërojmë në detyrë", tha Ibrahimi.
I vetmi prokuror në listën e të përzgjedhurve që ka kaluar vetingun me vendim të formës së prerë, është prokurori Arben Kraja. Vetingun në shkallë te parë e ka kaluar edhe prokurori i krimeve të rënda Besnik Muçi, vendim ky që është ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Po ashtu pjesë e kësaj liste janë edhe disa prokurorë që kanë kaluar vettingun vetëm në KPK, por Komisioneri Publik ka ende afat për të vendosur nëse do t'i ankimojë ose jo vendimet për ta.
Një fjalë kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë e pati edhe për prokurorët që nuk ja dolën të ishin në listën e 15-të të përzgjedhurve. Siç Ibrahimaj tha, ata mund të kandidatojnë për të qenë pjesë e personelit të SPAK-ut.
"Disa prej kandidatëve që nuk ja dolën të ishin në listë, kanë gabuar me interpretimin e rregullores, dhe këta zonja dhe zotërinj që nuk janë në listë, janë të inkurajuar të konkurrojnë për prokurorinë e posacme në ranget e tjera për personel të SPAK-ut", tha Ibrahimi.
Për ngritjen e SPAK është e domosdoshme qe të 15 prokurorët të kenë kaluar vetingun me vendim të formës së prerë, e nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë KLP është e detyruar të rihapë edhe një herë garën nga e para. Ndërkohë ligji parashikon që ngritja e SPAK nuk mund të jetë me më pak se 10 anëtarë, të cilët duhet të kenë kaluar me sukses vettingun,
SPAK është “Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”. Kjo strukturë përbëhet nga Prokuroria së Posaçme si dhe Njësia e Posaçme Hetimore me emrin “Byroja Kombëtare e Hetimit”, BKH, në varësi të saj.
Komisioni i Posaçëm ka miratuar një metodologji vlerësimi me pikëzim për secilin kandidat në perputhje me "Rregulloren për ngritnen e SPAK" e miratuar në seancën plenare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Procesi është mbikëqyrur përgjatë ecurisë së tij nga misionet ndërkombëtare EURALIUS dhe OPDAT.
Pikët i bëhen të ditura vetëm kandidatëve në mënyre nominale.
Lista me 15 prokurorët sipas pikëzimit
Altin Dumani
Anton Martini
Elisabeta Imeraj
Arben Kraja
Doloreza Musabelliu
Klodian Braho
Manjola Kajana
Edvin Kondili
Ened Nakuçi
Elida Kaçkini
Ndini Tavani
Behar Dibra
Anita Jella
Besnik Muçi
Lista me 7 prokurorët që nuk u radhitën në 15-shen potenciale
Donika Prela
Besim Hajdarmataj
Vladimir Mara
Dritan Prençi
Enkeleda Xhengo
Maksim Sota
Dorina Bejko
Në listën fillestare ishin 25 kandidatë
Eguron Beci u shkarkua
Shkelzen Cena u tërhoq
Vate Staka u zgjodh anëtar i KLP-së
O mjeshtra qe keni komentuar me poshte. A e lexoni artikullin apo vetem titullin?! Keta jane thjeshte kandidate, qe nuk jane bere pjese e SPAK. Duhet te kalojne vetingun e pastaj mund te zgjidhen te jene pjese e SPAK. KLP ndoshta ka bere kete perzgjedhje per te fituar kohe qe keta kandidate te kalojne me perparesi ne siten e vetingut. Por te jeni te qete sepse aty e thote qarte qe duhet te kalojne me vendim te formes se prere. Nese nuk e kalojne vetingun, thote ligji, atehere KLP eshte e detyruar te rihape perseri garen per perzgjedhje. Me qarte se kaq nuk di t’jua shpjegoj. Dite te mbare!
PërgjigjuJeni ne terezi apo jo si klp? Klodian Braho ne spak? Gjithe jeten ka ekzekutu vetem urdhrat e politikes per hakmarrje dhe favore. Verifikoni dosjet e tij dhe do shihni cudira. Mos e perdhosni spak me kete kandidature ju lutem
PërgjigjuSi ka mundesi qe erdhi dita te zgjedhe spakun Tartar Bazaj?!!!! Ky njeri rural the pa nivel arritjen me te madhe te jetes se tij ka ardhjen nga fshatrat e Vlores per Sarande. Mjere ky vend qe ka mbetur ne dore te Tartarit me hotel pa leje ne Ksamil....
PërgjigjuKlodian Brahon po e gradon KLP ne spak meqe mbylli me sukses dosjen penale te ish ministrit Ilir Beqja per miliona euro fonde. Po shkoi dhe ky ne spak eshte bo me marr valixhet dhe ik sa me larg ketij vendi.
Përgjigju