Suri Kurti është 70-vjeç dhe mosha nuk e ndal të vazhdojë të punojë si tornitor, një profesion gjithnjë e më i rrallë në Shqipëri.
E nisi këtë profesion para 45 vitesh, e që atëherë ka punuar çdo ditë. Duhej të shijonte frytet e punës në disa dekada si pensionist por pasioni për zanatin e shtyn që çdo mëngjes të ngrihet herët për të shkuar në ofiçinë.
Fitimet nuk janë të larta, i duhet të sfidojë të ftohtin dhe të udhëtoje për më shumë se 25 minuta me furgonat e linjës, nga fshati Zerqan drejt Bulqizës për në vendin e punës.
"Është një punë shumë e mirë. Është një profesion që të tërheq, vjen me qejf në punë. E vetmja vështirësi është se kjo punë të do të rrish në këmbë. Nga ana monerate nuk ka ndonjë leverdi, nuk është kushedi çfarë por që të tërheq, vjen në punë me qejf. Vij në orën 8 mëngjesit në punë dhe punoj deri në orën 3, kam ndjek rregullin e asaj kohe."
Pajisjet që ai riparon më së shumti përdoren në minierë, por nuk përjashtohen edhe tornot e makinerive bujqësore apo atyre të rënda.
"Nuk ka material, nuk ka lëndë të parë, ka pak. Por unë i kam gjetur rrugët dhe e kam siguruar lendën e parë".
"Zakonisht bëjmë për miniere, bëjmë pjesë për makina riparime me shumë. "
I vetmi peng i 70 vjeçarit sot është që këtë zanat nuk ka mundur ta trashëgojë tek i biri, i cili ka ndjekur një drejtim tjetër.
KU E BLEHU TORNON KY? E KA "BLERE" NE 1997???
PërgjigjuKa te shikojme kur t'i taksohen fitimet nga ligji i ri.
PërgjigjuLigji parashikon të taksojë dhe humbjet.