Sport

Njihuni me alpinisten që nuk i ndal aktivitetet sportive as gjatë muajit të Ramazanit, vrapon mbi 10 kilometra çdo ditë

4 Maj 2021, 14:54| Përditesimi: 4 Maj 2021, 15:04

  • Share

Alpinistja kosovare, Arineta Mula, e cila  ka pushtuar disa nga majat më të larta në botë, përfshirë edhe Everestin, agjëron por njëkohësisht nuk i ka ndaluar aktivitetet sportive, vrapon mbi 10 kilometra çdo ditë. 

Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv ajo tregoi për pengesat por edhe për sfidën për të vazhduar aktivitetet e saj ndërkohë që agjëron:

“Diferenca më e madhe që dua të them është gjithmonë brenda një viti nëse e kujtoj vitin e kaluar agjërimin ka qenë më lehtë sepse punët I kemi bërë brenda banesës nuk kemi pasur nevojë të dalim nga zyra dhe gjatë ditës kam bërë vrapimin në mëngjes ndërsa gjatë ditës dhe kam pushuar.Këtë vit mendoja se do të jetë më vështirë për shkak të obligimeve ditore, qëndrimit në zyrë 8 orë pastaj edhe përgatitjes së ushqimit. Ne zgjohemi në orën 5:07 minuta, mendoj që motivi më i madh është se nuk jam vetëm që vrapoj por është një grup i tërë” u shpreh ajo.

Ajo tha  se nuk e ka aspak problem dhe gjatë kësaj periudhe e ka shtuar edhe më shumë punën:

“Nuk më ka penguar aspak, e kam shtuar punën, angazhimin tim, ke përqëndrim më të madh. Mendoje pak, cdo minut edhe pse nuk e themi, mendojmë se cfarë të hamë, e nëse nuk e mendon gjatë gjithë ditës deri në orën 7:40 kur mund të ushqehemi është kohë që mundesh  të bësh shumë gjëra” tregoi ajo për emisonin “Rreze Dielli”

Ndërsa thotë se agjërimi është një mënyrë shumë e mirë për të pastruar trupin nga toksinat e ushqimeve që konsumojmë.

“Argjërimi është një mënyrë për të pastruar trupin, për të hequr toksinat sepse e dimë që edhe ushqimin që mendojmë se është I shëndetshëm secila mund të ketë bakterie brenda” përfundoi alpinistja Arineta Mula.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?