Njihuni me artisten shqiptare që mahniti amerikanët me pikturën e veçantë të Tupac Shakur, piktura e saj renditet në 5 më të mirat…

15 Dhjetor 2020, 11:51| Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 12:07

  • Share

TIRANË- Shqiptarët të cilët kanë arritur suksese në botë duket se po rriten gjithmonë e më shumë dhe suksesi i tyre në fusha të ndryshme është i padiskutueshëm.

Sot në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’  intervistuam një vajzë të veçantë, e cila me pikturat e saj ka mahnitur amerikanët. Faqja zyrtare e këngëtarit të ndjerë Tupac Shakur, e ka renditur atë, në pesë artistët më të mirë që kanë dërguar një punim  në faqen e tij, e cila menaxhohet nga trashëgimtarët ligjorë të këngëtarit. 

Zhisela Shtama është vajza, e cila në përpjekje për të zhvilluar karrierën e saj artistike,vendosi të realizonte një pikturë të artistit të ndjerë Tupac Shakur. Piktura u rendit në vendin e katërt dhe duket se me talentin e saj ia ka dalë mbanë të tërheq vëmendje edhe jashtë Shqipërisë.

Për këtë arritje, artisja e re u shpreh se nuk e priste aspak, se edhe për të ishte mjaft e papritur:

‘’ Unë vendosa që të hap faqen time të Instagramit me piktura dhe normalisht doja që të shtoja sa më shumë dhe duke e kontrolluar nëpër internet më pëlqeu shumë ky vizatim dhe thash ta provojë, e hodha tek faqja, bëra tag Tupac-un dhe në një moment pash që faqja e Tupac, më kishte bërë Tag, normalisht nuk është se në fillim e besova, ishte një ndjenjë që nuk ma merrte mendja që do ndodhte ndonjë ditë’’ u shpreh ajo.

 Ajo rrëfeu se piktura është një hobi i saj që e ka nisur në moshë të vogël:

‘’ Si fillim nisi si hobi, unë nuk kam bërë kurrë kurs, jam marr gjithmonë vet dhe sot kam qejf dhe synoj që të kap një shkollë që ka lidhje me pikturën, grafik dizanj dhe shpresoj që ta arrij. Si filim e kam nisur me muret e shtëpisë komplet dhe kjo është e rëndësishme, pastaj fillova tek fletat, tek telajot’’  tha ajo.

Megjithatë një gjë shumë e veçantë që e karakterizon punën e saj, është edhe kombinimi i punëve të artit punëdore por edhe qepjes. Ajo i kombinon të dyja sëbashku në veprat  e saj

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?