Sociale

Njihuni me Darësinë, zonën me numrin më të madh të serave dhe qindra rrënjë ullinj! Sefa: Po zhvillohet agroturizmi

10 Dhjetor 2024, 14:34| Përditesimi: 10 Dhjetor 2024, 17:15

  • Share

LUSHNJE-"Sofra e Darësisë" bëri bashkë me qindra banorë në festën që u organizua në fshatin Hysgjokaj. Darsia është një trevë që përbëhet nga disa fshatra që shtrihen ndërmjet Lushnjes, Belshit dhe Peqinit. Nxënësit e shkollës së mesme “Zyber Sharka” bashkë me prindërit e mësuesit kanë sjellë gatimet tradicionale të zonës. Të tjerë nxënës ekspozuan pikturat e tyre, duke i dhënë larmi festës.

Veshur me kostume popullore të trevës së tyre, gjimnazistët sollën një koncert të larmishëm me këngë e valle popullore, ndërsa fermeret e zonës ekspozuan në panair produktet bujqësore.

Zonë e Darësisë është e njohur për prodhimin e perimeve ne sera si dhe vajin e ullirit. Fermerët dhe prodhuesit e vajit kanë shfrytëzuar këtë panair për të ekspozuar prodhimet bio dhe për të lidhur kontrata të reja shitjeje.

“Unë kam agroturizëm dhe fabrikë për përpunimin e vajit të ullirit. Ne aktualisht tregtojmë vajin e ullirit jashtë vendit. Mesazhi im për gjithë zonën është ky: Vaji i ullirit duhet të certifikohet “vaj organik bio”, nëse marrin këtë certifikatë tregu është i garantuar për të gjithë”, tha Gezim Paja, prodhues.

 Eriselda Sefa, kryetare e bashkisë së Lushnjes tha se “njësia administrative Hysgjokaj ka prodhime shumë cilësore; Ka numrin më të madh të serave; Ka dhe natyrë të mrekullueshme që ne duam ta promovojmë që këtu të vijnë çdo ditë turistë.

Darësia shtrihet nga liqeni i Kasharajt mbi qytetin e Lushnjes dhe përfundon në pllajën e Dumresë. Në këtë zonë të bukur kodrinore gjenden qindra rrënjë ullinj dhe peme frutore, ku së fundi po zhvillohet agro-turizmi.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?