Njihuni me historinë e 26-vjeçares nga Tirana që e ka kthyer apartamentin në një kopësht lulesh: Nisi si një mënyrë për të larguar ankthin

18 Shkurt 2022, 14:39| Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 15:01

  • Share

Kristina Zyli është vajza nga Tirana e cila ka një pasion të veçantë për kultivimin e luleve, por edhe bimëve, erzave dhe perimeve aq sa mund t’ia lejojë hapësira e shtëpisë së saj.

Në një intervistë për emisionin “ Rreze Dielli’’ 26-vjeçarja tregoi për pasionin  e saj, e cila e ka kthyer shtëpinë në një kopësht lulesh dhe në një oaz të vogël qetësie mes bimëve.  E nisi këtë pasion rreth dy vite më parë , duke kultivuar mbi 100 lule të ndryshme në një shtëpi e cila është vetëm 60 m2, por siç shprehet edhe ajo, kur dëshira për të bërë diçka është e madhe mund të gjesh plot mënyra për t’i realizuar ato.

“Apartamenti im është vetëm 60m2 edhe pavarsisht faktit që është shumë i vogël  kam gjetur hapsirën e ballkonit, e kam mbushur vetëm me lule , gjithashtu kam edhe bimë brenda kështu që nëse je i apasionuar mbas dickaje e gjen vendin për ta vendosur sidomos bimët, që japin paqe dhe oksigjen në shtëpi dhe janë të nevojshme në çdo shtëpi" tha ajo.

Ajo që nisi si një mënyrë për të larguar stresin dhe ankthin në kohën e pandemisë, e ktheu shtëpinë e saj në një kopësht lulesh.

‘Një nga arsyet që kam filluar të merrem me bimët ka qenë nga stresi i gjërave të përditshme, Unë po bëj dy vite që kur ra pandemia që punoj nga shtëpia kështu që ajo ka qenë shtysa që unë të filloja te merresha me diçka dhe të kujdesesh për bimët është një formë kujdesi për veten. Rutina ime e përditshme është që kur zgjohem në mëngjes, vij pi kafen e mëngjesit në ballkon dhe shikoj lulet dhe më largon nga stresi” u shpreh ajo.

Përpos luleve Kristina tregoi që ka mbjellur edhe perime dhe erza në ballkonin e saj të vogël, si pomodorini, borzilok etj, në vazo të vogla:

“Tani është periudha më e mirë për të kultivuar bimë, sidomos borzilokun që shumica e mamave shqiptare e kanë shumë qejf. Mund të kultviohen edhe pomodorini. Unë vjet i mbolla në ballkon, do t’i mbjellë edhe këtë vit” tha ajo.

Kristina Zyli përmes pasionit të saj dha një mesazh frymëzues që nuk ka gjëra të pamundura nëse dëshira për ta realizuar është e madhe.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?