Drejt Punës

Njihuni me historinë e veçantë të nënë Lules që lexon dy libra në ditë dhe jep mesazhe frymëzuese për të rinjtë: Librat do t’ia fal fëmijëve në fshatra

3 Mars 2022, 15:49| Përditesimi: 3 Mars 2022, 15:54

  • Share

Është kthyer në fenomen në rrjetet sociale, e njohur si ‘Nona Lulja’, 80-vjeçarja lexon dy libra në ditë dhe me energjinë e pozitivitetin që e karakterizon ka fituar zemrat e të gjithëve.

 Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’, ajo rrëfeu për pasionin e saj për leximin dhe se çfarë e shtyn atë drejt të mos I ndahet asnjë ditë leximit edhe në këtë moshë:

Kur isha 11-vjeç ne s’kishim libra por kishin ardhur kështu librat e rusit por ne nuk kishim lekë ti blinim por shoqa ime më dha dy libra dhe unë i lexova. Këto 8 vitet e fundit lexoj libra politikë, kam lexuar ‘Kush e sundon botën’ dhe ‘Komiteti i të 300’ bëni gabim që nuk e lexoni” u shpreh ajo.

Ndërsa dha edhe një mesazh mjaft të bukur sidomos për të rinjtë, ja përse duhet të lexojnë.

Ta dish ku jeton, pse të jesh injorantë. Librat i blej vet me pensionin tim. Kam plot libra, por kam falur shumë do ti fal të gjithë dhe fustanet jam duke i falur, do ja fal fëmijëve nëpër fshatra.

Gjithmonë në kërkim të dijes, ajo ka arritur të mësojë dhe të shkruajë në mënyrë perfekte edhe gjuhën arabe:

Pas 90’ që u hapën shkollat mësova arabishten , e lexoj arabisht kuranin, e lexoj dhe shkruaj arabishten shkëlqyeshëm” tha ajo.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?