Njihuni me Ignacion, spanjollin që erdhi për studime në Gjirokastër por iu fut punës në kuzhinë!

28 Maj, 12:16| Përditesimi: 28 Maj, 12:34

  • Share

Mungesa e fuqisë punëtore në sektorin e turizmit në Gjirokastër është duke u plotesuar me të huaj që kanë nisur punë në hotelet e restorantet e qytetit. Madje pjese e stafeve jane bere edhe studentë spanjolle te cilet kane ardhur për të zhvilluar praktikat mesimore në universitet, përmes programit Erasmus. Ignacio, është njëri prej tyre që punon në nje hotel dhe eshte shume i kenaqur. Për mikrofonin e Report tv, ai shprehet se shpreson të qëndrojë në Gjirokastër edhe pas përfundimit të studimeve.

“Më pëlqen kuzhina dhe Gjirokastra gjithashtu. Kam ardhur të punoj dhe studioj dhe në të ardhmen mendoj të jetoj këtu. Kjo zonë do të zhvillohet dhe më shumë në fushën e turizmit dhe do të ketë punë të përhershme, jo vetem gjatë sezonit”, tha  Ignacio Calderon, student spanjoll.

Per administratoret e hoteleve apo restoranteve mbetet nje problem shume i madh plotesimi i nevojave per punetore. Kjo problematike pritet te shtohet ende me nisjen e sezonit te plazhit ku te rinjte shkojne per punesim sezonal ne bregdet.

“Kemi marrë studentë sepse nuk plotësohen nevojat për punëtorë. Jemi të kënaqur por kjo është zgjidhje afatshkurtër. Turizmi ka nevojë për punetorë të kualifikuar, si kuzhinier, kamarier, mirembajtes, sanitare, etc. tha administratori i nje biznesi, Defrim Gjoçaj.

Rritja e numrit të vizitoreve në Gjirokaster është shoqëruar me çeljen e njësive të shërbimit, të cilat nuk kane stafe te kualifikuara thuajse ne asnje fushe.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 28/05/2024 13:44

    50vjecar student në Lazarat ju fut guzhinës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?