Bota

Njihuni me muzeun e Gjeorgjisë dedikuar Stalinit

1 Tetor 2021, 05:34| Përditesimi: 1 Tetor 2021, 11:41

  • Share

Një ekspeditë në Gori, Gjeorgji e ka çuar gazetaren Maya Rostowska stërgjyshi së cilës vdiq nën sundimin e Joseph Stalin për të gjetur se përse diktatori ende nderohet dhe mbetet popullor në ditën e sotme.

Gjatë vizitës nëpër muze Rostowska arriti të intervistonte punonjës të ndryshëm dhe njëkohësisht të shuante kuriozitetin e saj lidhur me ‘famën’ e Stalinit. Punonjësit ruanin me fanatizëm objektet origjinale të zyrës së parë të Stalinit në Kremlin dhe i gjithë muzeu ishte i rrethuar nga portrete të diktatorit. Një detaj që gazetares Rostowska i ra në sy ishte fakti se pavarësisht qeverisjes së tij të cilën e cilësonte si jo fort të suksesshme nuk kishte një dhomë apo një përkujtimore mbi viktimat apo kritika të veçanta për diktatorin, në vend të tyre ishte një ambient ku shënoheshin sukseset dhe lëvdatat e qeverisjes së Stalinit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

‘Teksa endesha në muze kisha ndjesi të ndryshme, kjo duke pasur parasysh edhe lidhjen time familjare me historinë. Interpretimet e jetës dhe qeverisjes së Stalinit ‘kumbojnë’ si pozitive. Mesa duket nuk ka pasur asnjë kritikë për diktatorin, asnjë ambient ku nderohen viktimat, asnjë detaj lidhur me politikën e tij dhe konkretisht jam ulur në një ambient ku nderohet kontributi dhe suksesi i tij gjatë Luftës së Dytë Botërore. Asnjë kritikë, asnjë problematikë, asnjë revoltë, por pavarësisht mungesës së një ambienti konkret fizik njerëzit që u duhet ta shikojnë e ri shikojnë çdo ditë nuk janë edhe aq adhurues të tij. Këta njerëz e paraardhësit e tyre kanë vuajtur nga sundimi i tij, e si rrjedhojë kritikat më të mëdha janë nga po këta njerëz.’, rrëfen Rostowska.

‘Mos mendoni se rrimë këtu e vrojtojmë dhe e admirojmë. Ai ka bërë mjaft gabime. Familja ime ka vuajtur shumë ama nuk e mohojmë dot që ka qenë interesant’, u shpreh një nga punonjëset e muzeut.

Në muzeun e Gorit ka një numër turistësh nga e gjithë bota dhe shifrat në një vit arrijnë deri në 100 miljë vizitorë.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/10/2021 02:36

    Epo, Stalini ishte gjeorgjian,nje muze ne vendlindje eshte me se i kuptueshem.

    Përgjigju
  • edmond koder rreshen: 01/10/2021 06:45

    100 milion Turista ne vit vetem tek Muze i Stalinit !!! Gjeorgjianet e marum, me nje popullsi 3.5 milion(afersisht sa Shqiperia) ,qe kerkojn azil ne Europ, po paskan ma shum turista se cka gjith bashkimi Europian !!! Mos doje te shkruaje 100 mij dhe te ngateruan zerot,dhe nuk dite ti ndajsh per te nxjerr shumen ?

    Përgjigju
    • Shaqo: 01/10/2021 13:37

      Lexoje mire o kodra mbas bregut.

  • Edvin: 01/10/2021 03:49

    Super artikull interesant faleminderit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?