Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ nëpërmjet skype u njohëm me tre studente shqiptare të cilat kanë krijuar rrjetin e parë të studentëve shqiptarë në Pensilvani. Aleksia dhe Vasia Barka janë binjake dhe nëpërmjet një njohje rastësore me një tjetër studente, Tea Qarrin krijuan klubin e tyre për studentët shqiptarë për të ndihmuar në krijimin e një rrjeti më të fortë për bashkëatdhetarët e tyre.
‘’ Deri më tani kemi 16 anëtarë të tjerë, megjithatë kemi edhe anëtarë të tjerë që mund të na bashkohen. Jemi në proçes të bashkimit me një grup tjetër studentësh që janë shqiptarë’’ u shprehen vajzat.
Kemi menduar që të bëjmë disa aktivtete për 28-29 nëntorin. Në grup besoj tani që jemi në procesin e bashkimit besoj se do të kemi edhe disa amerikanë, kemi një goc që është gjysmë shqiptare gjysme amkerikane por nuk di gjuhën, nuk di shumë nga kultura dhe duam ta promovojmë atë, të mësojmë ushqimet tradicionale, kërcimet tradicionale’’ u shprehen ato.
Për festat e nëntorit, vajzat kanë përgatitur një sërë aktivitetesh që do të mbahen në një video-konferencë.
‘’ Aktiviteti kryesor do të jetë ‘’ Zoom Dance Party’’ që do të vendosim këngë tradicionale, do të bëjmë valle. Do të jetë pak më ndryshe besoj sepse s’do të jemi në person ( fizikisht) por do të kërcejmë bashkë por do të jetë cdo gjë nëpërmjet zoom por persona të ndryshëm do të kenë gatuar besoj gatime të ndryshme tradicionale kështu që do të ndajmë dhe këto eksperienca të ndryshme. Duke qenë se jemi akoma duke u njohur me njëri-tjetrin, mendojmë se ky është një aktivitet i mirë që të jemi të lidhur më kulturën shqiptare’’ u shprehën vajzat.
Themeluesit dhe anëtarët këtij grupimi janë bashkuar nga dashuria që kanë për kulturën shqiptare.
Mos i llastoni shume dhe mos i jepnj ndonje merite ketyre vajzave, kerkoni pak ne Googel " Albania Student Organization" se do te gjeni se shume vite me pare kjo Organizate eshte krijuar dhe ka qindra , e qindra anetare, ku me zgjedhje te lira vendosin se kush do jete president i kesaj organizate. Ata organizojne shume aktivitete kulturore , artistike edhe per shqiperine .....
Përgjigju