Foto ilustruese

Kronikë

Njoftim i rëndësishëm: Mos e blini këtë pjatë, është 'plumb'! Ju rrezikon shëndetin (FOTO)

19 Shtator 2019, 14:39| Përditesimi: 19 Shtator 2019, 14:44

  • Share

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka bërë apel për të gjithë konsumatorët që të mos blejnë një produkt me rrezikshmëri të lartë. Bëhet fjalë për një pjatë porcelani për përdorim të përditshëm pasi pas kontrollit laboratik ka rezultuar me nivel të migrimit të plumbit mbi kufirin e lejuar, gjë e cila paraqet rrezik serioz për shëndetin e njeriut.

"Njoftimi i kategorisë ALERT ndërkombëtar , në portalin RASFF (RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED) me numër notifikimi 398975, për produktin “Pjatë prej porcelani për përdorim të përditshëm”, i cili pas kontrollit  laboratorik të kryer nga ana e autoriteteve të ushqimit , Qipro, ka rezultuar se paraqet nivel të migrimit të plumbit mbi kufirin e lejuar, duke paraqitur risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

Emri i produktit: Pjatë prej porcelani për përdorim të përditshëm

Emri i produktit në etiketë: Plate for Daily use-Porcelain

Numri i artikullit: DFB-075

Numri i LOT:  16HKF7

Pamja e jashtme e produktit:       19 cm Ø

Kategoria e produktit:  MATERIAL NË KONTAKT ME  USHQIMIN

Barkodi:    0470095000030”, thuhet në njoftim.

Pjata që nuk duhet blerë nga konsumatorët

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?