Foto ilustruese

Koronavirusi/ Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët që ndodhen në Hungari

24 Mars 2020, 16:09| Përditesimi: 24 Mars 2020, 16:14

  • Share

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen aktualisht në Hungari, me një vizë të vlefshme, apo që e kanë të pamundur të largohen nga zona Schengen brenda periudhës 90 ditore, për shkak të rrethanave që nuk varen nga ata, mund të aplikojnë për zgjatjen e vizës së tipit C, pranë autoriteteve hungareze.

Periudha e qëndrimit zgjatet sipas klauzolës vis maior të Kodit të Vizave (Kodi i Komunitetit për Vizat).

Qytetarët shqiptarë, të cilëve tashmë u ka skaduar viza dhe që e kanë pasur të pamundur të udhëtojnë jashtë vendit për shkak të kufizimeve, mund të paraqesin kërkesën e tyre për zgjatjen e vizës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për të Huajt në Hungari.

Ju mund të kontaktoni me autoritetet hungareze, si dhe të informoheni në lidhje me situatën e koronavirusit dhe si ndikon kjo në procedurat e zgjatjes së qëndrimit, nëpërmjet linqeve të mëposhtme:

http://oif.gov.hu/index.php?option=com_k2&vieë=item&layout=item&id=32&Itemid=677&lang=en

http://oif.gov.hu/index.php?lang=en

Komento

Komente

  • Kafsha: 24/03/2020 17:07

    Vendet qe janë normale keshtu veprojne ndersa jorgote origjinale i shkaterruane jorgote artificiale. Mbyllni kufijte me jorgote e jorgerise pergjithmone!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?