Kronikë
Top 24

Njoftim i rëndësishëm për patentat ndërkombëtare dhe lejet e qarkullimit /Ku mund t'i tërhiqni

25 Korrik 2019, 14:12| Përditesimi: 25 Korrik 2019, 14:15

  • Share

TIRANE - Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) njofton të gjithë ata që duan të udhëtojnë jashtë shtetit se leja e drejtimit ndërkombëtar dhe leja e qarkullimit ndërkombëtar, mund të tërhiqen edhe te zyrat e DRSHTRR Tiranë, pranë Qendrës së Kolaudimit të Mjeteve (ish-Nshraku), përveçse në DRSHTRR Tiranë në Kashar.

"Shërbimi i ri i ofruar edhe në Tiranë, shmang radhët dhe kursen kohën në këto ditë të nxehta. Të interesuarit për të marrë dokumentet e lartpërmendur, duhet të kenë me vete: leje drejtimi kombëtare/leje qarkullimi kombëtar, dokument identifikimi, 1 fotografi për leje drejtimi ndërkombëtare", thuhet në një njoftim të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Leja e drejtimit ndërkombëtare dhe leja e qarkullimit ndërkombëtare janë të vlefshme për 3 vite me tarifën 500 lekë.
 

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bruno: 25/07/2019 15:16

    Kush di te me thote per cfare vlen patenta nderkombetare.

    Përgjigju
    • erald: 27/09/2020 16:35

      me dal jasht vendit sepse ka vende qe nk e njohin patenten shqiptare

    • Caci: 08/07/2020 13:25

      Per tleviz nga tirana me shku ndiber psh a kpt

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?