NJOFTIM/ Punimet për Unazën Lindore të Tiranës, ja si do devijohet trafiku këtë segment rrugor nga 27 marsi

25 Mars, 22:10| Përditesimi: 25 Mars, 22:12

  • Share

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke filluar nga data 27.03.2024 do të kryejë punimet në rrugën qe lidh Unazën Lindore me rrethrrotullimin e TEG ku do të bëjë devijimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të trafikut, për të realizuar rampën lidhëse Unaza Lindore në drejtim të Tiranës.

Pas përfundimit të rampës lidhëse, rruga që vjen nga Sauku për në nyjen TEG mbyllet, duke shërbyer vetëm për bizneset e zonës.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke filluar nga data 27.03.2024 do të kryejë punimet në rrugën qe lidh Unazën Lindore me rrethrrotullimin e TEG ku do të bëjë devijimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të trafikut, për të realizuar rampën lidhëse Unaza Lindore në drejtim të Tiranës.

Pas përfundimit të rampës lidhëse, rruga që vjen nga Sauku për në nyjen TEG (rruga që kalon te Mai Tai Resort) mbyllet, duke shërbyer vetëm për bizneset e zonës.

Menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.

Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë devijim”,-njofton ARRSH.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?