Kronikë

Ngec gjyqi për Arbër Çekajn e 613 kg kokainë, njoftimi dhe pushimet e shtyjnë për në shtator

29 Korrik 2019, 13:45| Përditesimi: 29 Korrik 2019, 14:28

  • Share

TIRANE-Letër-porosia për Arbër Çekajn bëhet shkak për shtyrjen e seancës për herë të dytë tek krimet e Rënda. Prokuroria ka dërguar letër-porosi për marrjen si të pandehur dhe datën e gjyqit por ende nuk ka ardhur përgjigja nëse është njoftuar në Gjermani.

Seanca e radhës u shty për më 16 shtator për shkak të pushimeve të gjykatës në muajin gusht. Cekaj është marrë i pandehur për trafik ndërkombëtar droge pas sekuestrimit të 613 kg kokainë që u gjet në kontenierët me banane të firmës së tij "Arbri Garden".

Aktualisht i akuzuari kryesor, Arbër Çekaj pronar i kompanisë "Arbri Garden" në kamionin e të cilit u gjet edhe sasia e kokainë është  i arrestuar në Gjermani dhe pritet të gjykohet në mungesë.

Së fundmi ai ka kërkuar edhe azil në Gjermani. Çekaj është marrë në pyetje edhe nga prokurorët shqiptarë në Gjermani.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?