Njoftimi i rëndësishëm për maturantët, tre gjërat që duhet të dini për provimet në kohë koronavirusi

6 Maj 2020, 15:28| Përditesimi: 6 Maj 2020, 15:33

  • Share

TIRANË- Në komunikimin e radhës, Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) Rezana Vrapi ka informuar mbi nivelet e vështirësisë të testeve të Maturës Shtetërore 2020. Ajo nënvizon se testet e maturës shtetërore bazohen në tre nivele vështirësie.

“Niveli i parë që ka të bëjë me njohjen dhe të kuptuarin. Është 40% e totalit të pikëve të testit. Niveli i dytë ka të bëjë me zbatim dhe analizë. Është sërish 40% e totalit të pikëve të testit. Niveli i tretë është edhe niveli më i lartë i testit (20%). Përgjithësisht kontrollon njohuritë që kanë të bëjnë me sintezën dhe vlerësimin”, tha Vrapi. 

Vrapi thekson se kjo është një skemë, të cilën çdo test i maturës shtetërore është i detyruar që ta zbatojë. Në fund të video-mesazhit, ajo thekson se testet e maturës shtetërore janë të niveleve mesatare.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?