Enkelejd Alibeaj

Njoftoi largimin, Enkelejd Alibeaj dorëzon në Kuvend kërkesën për të mos qenë më deputet i Partisë Demokratike

24 Qershor, 13:43| Përditesimi: 25 Qershor, 01:01

  • Share

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka depozituar në Kuvend kërkesën për të mos qenë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Pas humbjes së vulës prej grupimit të Bashës ku bën pjesë, Alibeaj lajmëroi edhe më herët se nuk do të jetë pjesë më e Partisë Demokratike, pasi vula dhe logo iu dhanë tashmë Sali Berishës.

Basha tashmë ka shpallur një emër të ri për grupimin e tij e cila quhet ‘Demokratët Euroatlantikë’.

Por pa harruar se ai do bëjë recurs në gjykatën e Lartë lidhur me vendimin e vulës së dhënë nga Apeli.

Në dokumentin e siguruar nga Report Tv, Alibeaj në kërkesën e tij depozituar Kuvendit kërkon që të ketë pozicionin tashmë të ‘Deputetit jashtë grupeve parlamentare’. Alibeaj pret një përgjigje nga Kuvendi për këtë kërkesë që në seancën e sotme plenare. Mbetet për tu parë nëse kërkesa e Alibeaj do merret parasysh nga kryeparlamentarja Nikolla.

Alibeaj e njoftoi pak ditë më parë ndarjen përfundimtare nga PD, kur vulën e mori Berisha. Ai do të vijojë të jetë pjesë e aksionit të Bashës për Demokratët Euroatlantikë.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Demokrati: 24/06/2024 14:33

    Edhe kjo i duhej demokratëve.Ikja e këtij do i helmoj të gjithë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?