Komisioni Evropian ka nisur një hetim të thelluar, mbi ofertën prej 20 miliardë dollarësh të gjigantit të softuerit “Adobe”për të blerë platformën e dizajnit të produktit Figma, duke paralajmëruar se marrëveshja mund të ulë konkurrencën në tregjet globale për furnizimin e softuerit.
Komisioni ka kohë deri më 14 dhjetor për të vendosur për hapat e ardhshëm, lidhur me hetimet ku mund të përfshihet kërkesa për korrigjime për të miratuar marrëveshjen, për të bllokuar bashkimin që të vazhdojë plotësisht ose për të dhënë miratim nëse shqetësimet e hershme të BE-së tregohen të pabaza.
Komisioni do të hetojë gjithashtu nëse bashkimi i Figma me paketën Creative Cloud të Adobe ka potencialin për të përjashtuar ofruesit rivalë të softuerit, pra për të ulur konkurrencën.
Krijuesi i “Photoshop” dhe “Illustrator”, “Adobe” njoftoi shtatorin e kaluar se do të blinte kompaninë amerikane “Figma”, për rreth 20 miliardë dollarë në shtator të vitit të kaluar.
Pritshmëria e Adobe për mbylljen e marrëveshjes Figma në 2023 është ende e mundur, por shanset janë kundër tij me shtimin e hetimit të BE-së.