'Njohja e Kosovës nga Izraeli mesazh për Serbinë', Tahiri: Ja çfarë donte t'i thoshte Trump Vuçiçit

14 Shtator 2020, 22:22| Përditesimi: 14 Shtator 2020, 22:37

  • Share

Ish-kryenegociatorja e bisedimeve Kosovë -Serbi, Edita Tahiri e ftuar në emisionin "5 pyetjet" nga Babaramo në Report Tv, ka deklaruar se marrëveshja e firmosur nën ndërmjetësimin e SHBA-së ishte në dobi edhe të Kosovës.

Tahiri tha gjithashtu se njohja e Kosovës nga Izraeli ishte edhe një mesazh për Serbinë, se nuk ka mundësi tjetër përveç se t'a njohë edhe ajo.

Sipas saj, Ujmani nuk duhej përmendur në marrëveshje fare, por e kupton se delegacioni i Kosovës mund të ketë qenë nën presion.

"Marrëveshja që ndodhi me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe Donald Trump ishte edhe në dobi të Kosovës. Pasi unë e kam parë në dy kontekste.  Edhe njëherë në SHBA u mbyll çështja e prekjes së kufijve. Ky takim dhe kjo marrëveshje rikonfirmoi qëndrimin e SHBA për këtë çështje.

E dyta kjo solli një njohje të madhe për Kosovën, si njohjen nga Izraeli dhe hapjen e ambasadës në Izrael. Normalizimi ekonomik i dy vendeve ka anët e mira dhe të këqija, por aleati ynë kryesor është SHBA.

Anët e mira është se marrëveshja mes dy shteteve, është e barabartë. Nuk ka ndonjë asimetri.

Marrëveshja adreson çështje të rëndësishme infrastrukturore. Por, nuk është dashur që të përmendet Ujmani. Kur kam qenë 7 vjet në bisedime me Serbinë ka pasur shumë përpjekje për Ujmanin dhe minierën e Trepçës, por unë nuk i kam lejuar.

E kuptoj që pala e Kosovës ka qenë nën presion, por duhet biseduar me Hotin që ka qenë në delegacion.

Unë kam qenë kundër "Mini- Shengenit" dhe vazhdoj kundër, por kemi mbështetjen e SHBA- së, kemi të bëjmë me aleancat amerikane.

Unë e pashë njohjen nga Izraeli si një veprim shumë domethënës, që i tha Serbisë dhe Vuçiçit që meqë ju se pranoni, ja e pranon një shtet si Izraeli. Mendoj se ishte mesazh për Serbinë se nuk ka rrugë tjetër, përveç se njohjen e Kosovës", deklaroi Tahiri.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?