Kronikë

Nga 12 korriku patentat shqiptare do të njihen edhe në Itali! Marrëveshja e njohjes reciproke të lejeve të drejtimit e vlefshme për 5 vite

15 Maj 2021, 10:53| Përditesimi: 15 Maj 2021, 12:41

  • Share

Prej 12 korrikut në Itali do të njihen patentat shqiptare dhe e njëjta gjë do të ndodh edhe këtu me patentat italiane, vendim ky që i përfshin të gjitha lejet e drejtimit.

Përmes një letre që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, i ka dërguar Qendrës së Botimeve Zyrtare, i kërkohet botimi i njoftimit mbi hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare

“Marrëveshja ndërmjet këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane mbi njohjen e ndërsjellët të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi”, nënshkruar më 17.03.2021, do të hyj në fuqi më 12 korrik 2021”, thuhet në letrën e dërguar, që Report TV e disponon.

Letra i është dërguar për dijeni edhe Kryeministrisë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe asaj të Brendshme. Marrëveshja për njohjen e ndërsjellët të patentave është firmosur në 17 mars 2021, nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadori italian në Shqipëri Fabricio Bucci.

Si pasojë e kësaj marrëveshje, tashmë të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë marrë një leje drejtimi në Shqipëri do të kryejnë konvertimin, pa pasur nevojë për prova teorike dhe praktike, përveçse në situata të veçanta, në të cilat është e nevojshme një provë praktike drejtimi.

Marrëveshja e njohjes reciproke të patentave do të jetë e vlefshme për 5 vite dhe në përfundim të këtij afati palët kanë të drejtë të ulen në diskutime për të vijuar me rinovimin e kësaj marrëveshjeje në mënyrë që të mos ndodhë ndërprerje qoftë edhe e përkohshme në konvertimin e lejeve të drejtimit.

 

Vendimi i njohjes

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • [email protected]: 27/07/2021 20:57

    Dje me bllokuan patenten edhe 150€ Gjob kjo esht marrveshja

    Përgjigju
    • SENTILJAN: 28/07/2021 10:06

      E njejta dhe me mu, gjobe dhe marrje patente. motorizzazione nuk ka ende marveshje te vlefshme me shqiperine

  • Ilir Tocilla: 26/07/2021 12:24

    Kjo asht vetem maskarallek e nje loje e neveritshme.cdo jave del nje variant i ri. Po vaksina qe i bame me detyrim cfare po na duhet ???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?