Foto ilustruese

Kronikë

Njohja e patentave shqiptare në Itali, ambasada sqaron: Marrëveshja ka hyrë në fuqi më 12 korrik, po zgjidhim disa probleme teknike

24 Korrik 2021, 16:14| Përditesimi: 24 Korrik 2021, 16:44

  • Share

Ambasada Italiane në vendin tonë ka reaguar në lidhje me çështjen e njohjes së patentave shqiptare në vendi fqinj. Me një postim në Twitter, Ambasada bën me dije se marrëveshja mbi patentat ka hyrë në fuqi që më 12 korrik, por thekson se është duke u punuar për të zgjidhur disa probleme teknike.

"Lidhur me Marrëveshjen mbi patentat, e cila ka hyrë në fuqi më 12 korrik, ju informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqesin sa më shpejt kërkesë për konvertimin e patentave të tyre", thuhet në postimin e Ambasadës Italiane në Twitter.

Marrëveshja për njohjen reciproke të patentave  në Itali u konkretizua më 11 mars dhe do të jetë e vlefshme për 5 vite dhe në përfundim të këtij afati palët kanë të drejtë të ulen në diskutime për të vijuar me rinovimin e kësaj marrëveshjeje në mënyrë që të mos ndodhë ndërprerje qoftë edhe e përkohshme në konvertimin e lejeve të drejtimit.

Si pasojë e kësaj marrëveshje, tashmë të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë marrë një leje drejtimi në Shqipëri do të kryejnë konvertimin, pa pasur nevojë për prova teorike dhe praktike, përveçse në situata të veçanta, në të cilat është e nevojshme një provë praktike drejtimi.

Kjo marrëveshje u arrit pas një vizite të Ramës në Itali, ku u kërkoi autoriteteve italiane zgjidhjen përfundimtare për njohjen e patentave shqiptare në Itali.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aleksander: 25/07/2021 12:36

    Me vjen keq qe ambasadori Italian tallet me gazetaret Shqiptar duke I thene qe ligji ka hyre ne fuqi por akoma nenshtetasit Shqiptar nuk aplikojne dot se kemi probleme teknike nje gazetar me shkolle duhet te ofendohet se è kupton qe eshte tallje, dhe mbi te gjitha duhet te irritohet kur Italia ja njeh kete te drejte vendeve afrikane dhe Luan me lojra fjalesh indinjuese me fqinjet.

    Përgjigju
    • Dule: 25/07/2021 15:39

      Bravo! Kombinim i bukur ku ngjall urrejtje kundrejt ambasadorit te nje vendi mik, qe sulmon kredibilitetin e gazetareve te Shqiptarja.com (sepse eshte gazete qe kritikon mikun tone te dashur S.B.), dhe te gjithe kete e ben pa i ndare fjalite nga njera tjetra duke krijuar edhe pershtypjen se populli shqiptar eshte injorant ne drejtshkrim. Mbyte popullin malaga turkalvanos. MBYTE!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?