Komisioni i Integrimit

Njohja e pensioneve/ Miratohet marrëveshja me Italinë edhe në Komisionin e Integrimit

14 Maj, 11:01| Përditesimi: 14 Maj, 11:18

  • Share

Miratohet edhe në Komisionin për Çështjet e Europës, marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e pensioneve.

Ditën e djeshme kjo marrëveshje u miratua në Komisionin e Ligjeve dhe në Komisionin e Ekonomisë dhe Veprimtarisë Prodhuese.

Marrëveshja ka marrë votat në komisione si të përfaqësuesve të mazhorancës ashtu dhe të opozitës.

Ashtu si dhe në Komisionin e Ligjeve dhe në atë të Ekonomisë, projekt ligji u prezantua nga zëvëndës ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani.

Në fjalën e saj, ajo u shpreh se synohet një forcim i bashkëpunimit me një vend mik si Italia, ndërsa siguroi se asnjë qytetar shqiptar në Itali apo italian në Shqipëri nuk do të mbetet pa kontribute.

'Përmes kësaj marrëveshjeje shprehet angazhimi i mëtejshëm i qeverisë italiane dhe qeverisë shqiptare për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira diplomatike mes tyre. Italia mbetet partner shumë i rëndësishëm ekonomik dhe tregtar për Shqipërinë. Projekt ligji që paraqesim sot synon një garanci shtesë për qytetarët e të dyja vendeve tona. Marrëveshja garanton që asnjë qytetar nuk mbetet pa kontribute pavarësisht vendit ku ka punuar dhe jetuar', tha zv.ministrja Olta Manjani.

Shqipëria dhe Italia në këtë marrëveshje të firmosur nga dy ministrat e jashtëm, Igli Hasani dhe Antonio Tajani në 6 shkurt të këtij viti angazhohen të njohin vitet e punës për pension të shqiptarëve dhe italianëve.

Marrëveshja do të zbatohet për sigurim për pleqërinë, invaliditetin, pension familjar (pasjetuesit), sigurim për përfitim për sëmundjet dhe barrë-lindjen dhe sigurim i papunësisë. Nga marrëveshja pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë që kanë kontribuuar në Itali prej më shumë se 30 vitesh.

 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?