Mbretëria e Bashkuar ka paralajmëruar Izraelin që të mos ndërmarrë veprime për aneksimin e Bregut Perëndimor, si shenjë hakmarrje për vendimin për të njohur Palestinën si shtet.
Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, e pyetur nga BBC nëse Izraeli do ta përdorë këtë vendim si pretekst për të aneksuar pjesët e Bregut Perëndimor, tha se ia kishte bërë të qartë homologut izraelit se një gjë e tillë është e patolerueshme.
“Ne kemi qenë të qartë se ky vendim që po marrim ka të bëjë me mënyrën më të mirë për të respektuar sigurinë për Izraelin, si dhe sigurinë për palestinezët. Bëhet fjalë për mbrojtjen e paqes dhe drejtësisë dhe, mbi të gjitha, sigurinë për Lindjen e Mesme dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjithë në rajon për ta bërë këtë. Gjëja më e lehtë për t’u bërë do të ishte thjesht të largoheshim dhe të thoshim se është shumë e vështirë. Ne thjesht mendojmë se kjo është e gabuar kur kemi parë kaq shumë shkatërrime, kaq shumë vuajtje. Ashtu siç e njohim Izraelin, shtetin e Izraelit... ashtu duhet të njohim edhe të drejtat e palestinezëve për një shtet të tyren.”, u shpreh ajo.
Lajmi kryesor:
Dita e Palestinës në OKB/ SHBA kritikon 4 vendet që njoftuan njohjen e shtetit palestinez: Vendim kozmetik! Macron: E vetmja zgjidhja politike
Xh.D/ReportTv.al
