Sylvinho dhe Zabaleta

Sport

Njohja me Sylvinhon dhe dëshira për histori, Zabaleta: Nëse shkojmë në Kupën e Botës do na bënin statujë në Tiranë

18 Shtator, 13:26| Përditesimi: 18 Shtator, 13:31

  • Share

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Pablo Zabaleta ka folur për 'Flashscore'. Ai është ndalur te Grupi K kualifikues në Kupën e Botës, ndeshja me Serbinë dhe dëshira për të qenë në fazën finale të Botërorit që zhvillohet verën e ardhshme në SHBA, Meksikë dhe Kanada. 'Nëse shkojmë në Kupën e Botës, do na bënin një statujë në Tiranë', thotë ish-mbrojtësi argjentinas ndër të tjera.

“Me Sylvinhon u takuam në sezonin 2009-10 te Manchester City. Ai erdhi nga Barcelona, unë nga Espanyol. Një miqësi lindi aty dhe tre vite më parë më ftoi të ndihmoj te Shqipëria. Ishte një mundësi që e pranova menjëherë”, tregoi ai.

Zabaleta ceku edhe ndeshjen e 11 tetorit kundër Serbisë në Leskovac.

“Nuk do të luajmë në Beograd. Është një sfidë që duhet marrë me kujdes, sepse në 2014 pati probleme, pas disa përplasjeve mes lojtarëve kur një dron fluturoi mbi fushë me flamurin e Shqipërisë së Madhe, që përfshin edhe Kosovën,” tha Zabaleta.

Pyetjes se çfarë do të ndodhte nëse Shqipëria do shkonte në Kupën e Botës, ai iu përgjigj: "Ah, do të na bënin një statujë në Tiranë."

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?