Palestina ka reaguar sërish për njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe vendimin për hapjen e Ambasadës në Jerusalem. Ambasada e Palestineze në Serbi ka theksuar se njohja reciproke Kosovë-Izrael më 1 shkurt është zhgënjyese, madje sipas tyre Kosova ka shkelur në këtë mënyrë ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat.
“Me marrëveshjen e nënshkruar, Kosova i tregonin shtetit palestinez, shteteve arabe, shteteve islamike, vendeve jo-drejtuese dhe anëtare të Bashkimit Afrikan dhe grupeve të tjera rajonale në botë që ajo injoron dhe shkel në mënyrë të qartë dhe të hapur ligjin ndërkombëtar, ligjshmërinë ndërkombëtare dhe rezolutat, që ndërlikon pozicionin e çdo shteti ta konsiderojë njohjen e Kosovës si shtet. Ministria shpreson që institucionet vendimmarrëse në Kosovë do ta rishikojnë atë hap dhe do ta anulojnë atë vendim të shpejtë dhe do ta korrigjojnë atë akt të gabuar. Kështu, Kosova mund të japë një shembull të angazhimit të saj për legjitimitetin ndërkombëtar dhe të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.
Ditën e djeshme edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës reagoi ndaj zyrtarizimit të njohjes së ndërsjellë Kosovë-Izrael, duke e përshkruar këtë akt si zhgënjyes dhe duke i bërë thirrje Kosovës ta anulojë vendimin për hapjen e ambasadës në Jerusalem.