Njoki me brokoli nga zonja Vjollca

16 Shkurt 2021, 11:08| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 11:09

  • Share

Njoki me brokoli

Përbërësit:

1 spec I kuq

400 gr brokoli

kripë

500 gr njoki

30 gr gjalp

2 lugë gjelle miell

500 ml qumësht

50 gr parmixhano

piper të zi dhe arrëmoskat

Përgatitja:

Lajmë dhe pastrojmë specin nga farat dhe I presim ato në shirita. Presim brokolin në boçe të vgola. Vendosim tenxheren me ujë për të valuar shtojmë kripë dhe më pas brokolin e lëmë të ziejë për 4 minuta e kullojmë mirë. Ziejmë njokit deri sa ngjiten në sipërfaqen e ujit për rreth 5 minuta.

Ndërkohë shkrijmë gjalpin, miellin e përziejmë për 2 minuta dhe e shuajmë me qumësht sat ë marrë valë e largojmë, shtojmë djathin parmixhano të grirë, kripë, piper të zi, arrëmoskat.

Në një tepsi vendosim njokit, brokolit, specin në shirita I përziejmë dhe mbi to shtojmë salcën e përgatitur vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 20 minuta.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?