Po bën xhiron meditike lajmi se ish-Kryeprokurorit të Republikës Adriatik Llallës i janë vënë në sekuestro prona me vlerë rreth 1 miliard lekë. Ky është një lajm i keq, pasi sheh degradimin se si ka përfunduar ky shtet në këto 3 dekada demokraci, ku njeriu që duhej të përfaqësonte dhe mbronte të drejtën, ligjin dhe individin nga antiligji, krimi dhe inkriminimi, është përfshirë vetë në veprimtari te dyshimta me qëllim përfitimi, që në fund konsiderohen edhe veprimtari kriminale që dënohen nga Kodi Penal, përfaqësues dhe mbrojtës i te cilit ishte Adriatik Llalla kur ishte në majë të piramidës së akuzës shqiptare.
Por rasti i ish-Prokurorit të Përgjithshëm që iu shmang Vettngut, për te mos patur këto pasoja me ligjin për verifikimin e pasurisë së paligjshme, është edhe një lajm dhe ogur i mirë për publikun, pasi fatin e Llallës pritet dhe duhet ta kenë të gjithë “urithët” e drejtësisë në prokurori e gjykata, të cilët kanë vënë pasuri të pamerituar direkt apo në mënyrë të tërthortë nëpërmjet detyrës.
Rasti Llalla duhet të krijojë precedentin se çdo individi që ka krijuar pasurim të padrejtë nuk mund dhe nuk duhet ta gëzojë atë.
Kjo është një pikë kthese edhe për besimin e njerëzve se ligji nuk funksion ndryshe për disa e ndryshe për ca të tjerë. Llalla nuk duhet të mbesë i vetëm nga ndëshkimi i ligjit, pasi do të dukej se është një seleksion që goditet për interesa politiko/diplomatike.
Ndaj spektri i ligjor për sekuestrimin e çdo pasurie të pajustifikuar dhe me prejardhje të dyshimtë në rradhët e njerëzve që pretendohet se kanë bërë e përfaqësuar drejtësinë në Shqipëri, duhet të veprojë.
Publiku mund të marrë një sinjal pozitiv nëse vila, apartamente, troje, llogari bankare apo para cash që sot i gëzojnë skuthët e “padrejtësisë shqiptare” do të bllokohen. Ndërsa në pikëpamjen politike rasti i Kryeprokurorit të kamur është tregues se politika ka promovuar korrupsionin dhe njerëzit që e përqafojnë atë.
Llalla u zgjodh Kryeprokuror me mbështetjen e Sali Berishës, bekimin e Ilir Metës dhe mori edhe vlerësimin publik në largim nga detyra të Edi Ramës dhe heshtjen e vazhdueshme të Lulzim Bashës.
E që të kesh kaq spektër të gjerë mbështetjeje politike ndër vite do të thotë se ke vepruar në interes të pushtetit të këtyre individëve me veprime ose mos veprime, ose di disa të vërteta që ata nuk do donin të dilnin në publik e aq më shumë të shkonin në hullinë e hetimit e më pas të drejtësisë.
Ndaj nevojitet pastrimi i drejtësisë dhe rikthimi i besimit dhe integritetit të njerëzve që e përfaqësojnë atë, sepse kanë dhe do të kenë shumë punë në të ardhmen me politikën, pasuritë dhe paligjshmëritë e saj ndër vite.
Llalla dhe sëra e tij është një njollë turpi në historinë e shtetit dhe së drejtës në Shqipëri, kur pushteti dhe ligji u përdorën për axhenda dhe përfitime personale individuale apo klanore. Ndaj duhet të bëhet drejtësia, se vetëm nëse rivendoset në binarë drejtësia mund të ketë shpresë se bëhet edhe Shqipëria.
Te drejte ke ky e meritonte, po keshtu u kenaqen dhe ne 45 njerezit dhe pastaj e hengri gjithe populli .
PërgjigjuMire e ke vella, ketu deri me sot quhej skandal nese ndonje polic merrte ndonje kafe per ca rrenje hashashi, por kur kryeprokurori dhe urithet e tjere kane bere miliona euro pasuri duke shitur drejtesi dhe blere pushtet, quhet zotesi brenda realitetit shqiptar. Ky bastard dhe ata te tjeret qe s'justifikojne pasurite duhet te izolohen ne burg dhe t'u konfiskohen pasurite.
PërgjigjuSa Llalla te tjere ka lene ai,Ka lene mikun e tij gjakpiresin skuth Clirim Shahinin etj qe kane vene pasuri perrallore te fshehur dhe jane fukarenje.....
PërgjigjuSa Llalla te tjere ka lene ai,Ka lene mikun e tij gjakpiresin skuth Clirim Shahinin etj qe kane vene pasuri perrallore te fshehur dhe jane fukarenje.....
Përgjigju