Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Nju Jork, ku një burrë, 41-vjeç, goditi për vdekje gruan e tij, 40-vjeç, dhe më pas vrau dy fëmijët të moshës 1 dhe 3 vjeç. Më pas ai u vetëvra.
Sipas raportimit të policisë, vrasja ka ndodhur në shtëpinë e tyre në Upper West Side, i cili në fillim i ka prerë fytin gruas së tij, trupat e fëmijëve kishin plagë të shumta me thikë, ndërsa burri u gjet në një dhomë gjumi, i shtrirë në shtrat me një thikë pranë tij.
Emrat e tyre edhe nuk janë publikuar, raportojnë mediat e huaja.
Sipas raportimeve, babai i gruas dhe një tjetër i afërm i saj kanë qenë ata që kanë lajmëruar policinë, pasi prej ditësh nuk kishin marrë vesh asnjë lajm prej tyre. Ata kanë thyer bravën e derës së shtëpisë ku kanë gjetur edhe trupat e viktimave.