Ministrin Hasani me homologun maltez në OKB

Nju Jork, Ministri Hasani takohet me homologun Borg: Vlerësim Maltës për kryesimin e OSBE

22 Shtator, 20:58| Përditesimi: 22 Shtator, 21:00

  • Share

Nju Jork – Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një takim dypalësh me homologun maltez, Ian Borg. Gjatë bisedës, u diskutua për angazhimet dypalëshe dhe shumëpalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Maltës, me fokus të veçantë në bashkëpunimin për situatën e sigurisë në rajon.

Ministri Hasani përgëzoi ministrin Borg për udhëheqjen e tij dhe të Maltës si Kryesues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, si dhe për rolin e rëndësishëm të Maltës si anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Shqipëria mbështet plotësisht përpjekjet e admirueshme të Maltës, në mbështetje të multilateralizmit gjatë kohërave sfiduese”, rikonfirmoi Ministri Hasani. 

Gjatë takimit dy homologët Hasani e Borg nënvizuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe angazhimin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?