Bota

VIDEO/ Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet nga policia

11 Tetor, 15:02| Përditesimi: 11 Tetor, 16:10

  • Share

Një shqiptar është arrestuar nga policia në qytetin Jorkes në Nju Jork, pasi është kapur duke hedhur mbeturina në një parkun Scotti.

Sipas mediave amerikane, në pranga ka rënë Xhevair Kalaja, i cili është kapur 10 herë duke hedhur mbeturinat në Park. Ai hidhte vazhdimisht goma automjetesh dhe mbeturina nga biznesi i tij në pyllin e Parkut Scotti.

Kalaja është arrestuar me datë 10 shtator, ndërsa i është sekuestruar edhe automjeti me të cilin hidhte plehrat.

Zyra e Prokurorit të Qarkut Westchester do ta ndjekë penalisht këtë rast.

Ndërsa mediat amerikane kanë bërë publike edhe pamjet kur shqiptari hedh mbeturinat në Park.

A.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni ‘finalen‘ Serbi-Shqipëri?