Një festë e mëparshme në Nju York

Bota

Nju Jorku rikthen festën e Vitit të Ri, vitin e kaluar u anulua për shkak të COVID

17 Nëntor 2021, 16:38| Përditesimi: 17 Nëntor 2021, 16:45

  • Share

SHBA-Njerëzit do të lejohen të marrin pjesë në festimet e sivjetme të Vitit të Ri në sheshin “Times Square” të Nju Jorkut, konfirmoi kryebashkiaku i qytetit, Bill de Blasio. Festa është anuluar vitin e kaluar për shkak të pandemisë COVID-19.

Njerëzit që duan të shohin rënien e topit këtë vit, do të duhet të tregojnë dëshmi të vaksinimit të plotë ose test negativ kundër sëmundjes COVID-19. Rënia e topit simbolizon fillimin e Vitit të Ri.

“Më në fund mund të bashkohemi sërish. Do të jetë e mahnitshme, do të jetë një gëzim për këtë qytet”, tha kryebashkiaku de Blasio.

Njerëzit e kanë festuar natën e Vitit të Ri në “Times Square” qysh në vitin 1904. Por, vitin e kaluar, festimet janë anuluar, pasi Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u kanë bërë thirrje njerëzve që t’i shmangin tubimet.

De Blasio tha se ka punuar me Departamentin e Shëndetësisë dhe Departamentin e Policisë së Nju Jorkut që festa të kalojë mirë. SHBA-ja ka regjistruar numrin më të madh të rasteve me COVID-19 në botë.

Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, ky vend ka konfirmuar mbi 47 milionë raste të të infektuarve dhe mbi 765,000 viktima./ REL

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?