Reperi, Agon Amiga me të porsalindurin

VIP & Spektakël

Një baba si Agon Amiga, reperi dedikim të ëmbël për të birin dhe bashkëshorten (Foto)

27 Korrik 2018, 20:44| Përditesimi: 27 Korrik 2018, 20:53

  • Share

Një ditë më parë reperi kosovar është bërë baba i një djali. Gruaja e tij Egzona solli në jetë vogëlushin të cilin e pagëzuan me emrin Noel. Para pak çastesh reperi ka postuar foton e parë me të porsalindurin dhe i ka dedikuar atij fjalë shumë të ëmbla. Amiga falënderon Zotin dhe gruan e tij për ndjesinë e mrekullueshme që ka përjetuar me ardhjen në jetë të djalit të tij të parë.

“I bekuar nga zoti. Nëse ekziston mrekullia, ai është biri im i porsalindur. Nëse pyetni kush është sot njeriu më i lumtur në botë, ai jam unë. Falenderimi i takon Allahut të madhërishëm që u bëra prind dhe më fali një djalë engjull. Ndërsa fati si prind na buzëqeshi së bashku me mbretëreshën time, gruan time të dashur. Sakrifica dhe mundi i saj nuk paguhet me asgjë. Ti më dhe emrin prind, dhe une do të dua, dhe do të falenderoj deri në frymën e fundit. Mir se erdhe NOEL,"- shkruan reperi krahas fotos ku shihet duke puthur të birin.

Vetëm para tre vitesh portalet ishin të mbushura me lajmin e ndarjes së reperit nga bashkëshortja, pasi ky i fundit pas publikimit të disa mesazheve 'të nxehta' me Afërdita Dreshajn u përfol për një tradhëti me modelen.

Mirëpo tashmë gruaja e Agon Amiga-s e ka falur reperin dhe mesa duket po shkon gjithçka mirë mes tyre.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?