Audrey Glover dhe Klement Zguri

Politikë
Top 24

Një ditë para largimit nga Shqipëria, Glover takim me Zgurin në KQZ

11 Korrik 2019, 12:23| Përditesimi: 11 Korrik 2019, 12:40

  • Share

Një ditë para largimit nga Shqipëria përfaqësuesja e misionit të ODIHR Audrey Glover ka shkuar në ambientet e Komisionit Qendror Zgjedhor për të zhvilluar një takim me kryetarin e KQZ Klement Zgurin.

Shefja e misionit të ODIHR ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të partive politike në Shqipëri, përfshirë edhe krerët e opozitës jashtë parlamentare.

Një ditë pas zgjedhjeve, Glover prezantoi raportin paraprak të OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 30 qershorit ndërkohë që njoftoi se brenda tre muajsh, OSBE do të paraqesë një raport të plotë lidhur me procesin zgjedhor.

Kreu i KQZ, Zguri kërkoi në mbledhjen e zhvilluar pas zgjedhjeve lokale se duhen hapur të gjitha kutitë e votimeve për të verifikuar parregullsitë e pretenduara, propozim i cili u hodh poshtë me votë nga anëtarët e komisionit, Jorgaqi, Bitri dhe Biba.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?