Politikë

Një ditë para protestës, PD porosi për militantët me mesazhe private

7 Qershor 2019, 20:21| Përditesimi: 7 Qershor 2019, 22:53

  • Share

Një ditë para protestës se nesërme Partia Demokratike ka nisur thirrjet për pjesëmarrje. Përveç thirrjeve zyrtare, ajo shpërndan përmes mesazheve personale ftesën për t'u bërë pjesë e tubimit të tetë kombëtar.

Ashtu si në thirrjet e tjera për protestë, në mesazhin që i shpërndahet militantëve thuhet se nesër do jetë dita kur do rrëzohet qeveria Rama.

"Nesër duhet të jeni në Tiranë, në orën 19:00, në bulevarin 'Dëshmorët e Kombit' se do jetë ditë historike për Shqipërinë. Do jetë dita e rrëzimit përfundimtar e klikës mafiozo-terroriste bolshevike, bëhu edhe ti pjesë, të hyni edhe ju në histori me kontributin tuaj për shpëtimin e vendit nga mafja (shpërndaje te miqtë tuaj)", përfundon mesazhi.

Mesazhi i shpërndarë

Komento

Komente

  • TA VE LALA SONE O LYL: 08/06/2019 12:31

    O lyl je bo si qamushi në vafti. Sa her e ke rëxu Edi Ramën deri tani o lyl komplet bryl. O ti je i mjer ti sdi tabelën e shumzinit çfar të diskutosh me ty o Tyt. Është humbje kohe të meresh me ty o lyli hajdut.

    Përgjigju
  • Mire: 07/06/2019 20:48

    Kuurre mos bini provokimet e pd se kane hallin e vet kush mendon per vendin mos te dalin se shohin endra me sy haper dhkojn te parlamenti se i mer malli hahaha

    Përgjigju
  • Mesazhi: 07/06/2019 20:35

    Bolshvikët ”denokrat” nuk din më se qka thon dhe qka bëjn, nuk kan vizion nuk din se qka është demokracia , por din të dhunojn popullin ...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?