Politikë
Top 24

Një ditë pas mbledhjes në Shkodër, Basha: Do çlirojmë qeverisjen dhe vendin nga krimi

4 Shtator 2018, 09:28| Përditesimi: 4 Shtator 2018, 18:29

  • Share

Një ditë pas mbledhjes së opozitës në Shkodër, për shkak të ngjarjeve të fundit kriminale në kryeqendrën e veriut, kryetari i PD, Lulzim  Basha ka bërë një postim në rrjetet sociale duke u fokusuar sërish te kjo tematikë. Kreu demokrat shkruan se opozita do jetë në krah të qytetarëve edhe në qytete të tjera problematike si Elbasan, Durrës dhe Vlorë. "Bashkë do çlirojmë qeverisjen dhe vendin nga krimi", shkruan Basha.

"Partia Demokratike dhe opozita do vazhdojnë të jenë në krah të qytetarëve në përballje me bandat në Shkodër, Elbasan, Durrës, Vlorë apo kudo ku ato qofshin! Bashkë do çlirojmë qeverisjen dhe vendin nga krimi! PA KOMPROMIS!", shkruan Basha në Facebook. 

Gjithashtu Basha i bëri thirrje drejtorit të Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati, të japë menjëherë dorëheqjen nëse nuk është i aftë të kryejë detyrën. Përballë kësaj situate, Basha përsëriti se nuk ka asnjë mundësi bashkëpunimi me qeverinë dhe theksoi se e vetmja rrugë është largimi i Ramës për të çliruar Shqipërinë. 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben Tironci: 04/09/2018 17:42

    Po ti je krimi vet o palaço Lulaq!

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 04/09/2018 13:01

    O lul derdimeni po shko mor burr njëher mëso tabelën e shumzimit pastaj meru me politik o derdimen.

    Përgjigju
  • Labi: 04/09/2018 11:56

    Ike o i cmendur ți clirou Per vete njeher na krimbi pasaj cliro qeverin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?