Me aftësi të kufizuara në garë për Kushtetuese/ Tafaj për Report Tv: Kandidoj për t'i shërbyer vendit tim

3 Qershor 2019, 16:03| Përditesimi: 3 Qershor 2019, 16:17

  • Share

Jeton mes aftësive të kufizuara në shikim duke ushtruar funksionin e avokatit, prej 2 javësh ka aplikuar për të qenë një nga 9-të anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Aplikimi i tij është bërë publik në faqen zyrtare të gjykatës së lartë, ndërsa pritet këshilli i emërimeve në drejtësi të vlerësoj nëse i plotëson apo jo kriteret.

Në një intervistë për Report Tv Tafaj shpjegon arsyet e kandidimit, duke deklaruar se paçka aftësive të kufizuara ai ndihet i gatshëm ti shkoj garës deri në fund.

"Me përgjegjshmërinë ndaj interesit kombëtar, të shoqërisë, e familjes time pse jo. Ndiej se I plotësoj kërkesat e kriteret për të qenë gjyqtar kushtetues, veçanërisht atë moral, besueshmërinë formimin profesional akademik  të nivelit më të lartë. Kam provuar gjatë gjithë jetës sime se jam përkushtuar për më shumë se 40 vjet kauzës së të drejtave të njeriut dhe kam qenë mbi palët politike. Hyjë në këtë garë si person I barabartë me të tjerët, besoj statusi im si person me aftësi të kufizuar nuk përbën shkak për të qenë as i favorizuar as i diskriminuar, paragjykimet nuk I takojnë niveleve të larta siç janë anëtarët e KED. Situata në sistemin e drejtësisë ka qenë e rënduar, për sa i përket e besimit të qytetarëve tek drejtësia, një proces pastrimi në drejtësi ka qenë më se i nevojshëm", thotë Tafaj.

Në mbledhjen e të premtes së shkuar KED do të rendiste kandidatët fitues për t'ia përcjell më pas emrat e tyre parlamentit, por edhe pse muaji Maj kaloi ende KED s'ka një vendim për listën e gjyqtarëve që duhet të vazhdojnë garën.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë ndërsa aktualisht ka mbetur vetëm anëtarja Vitore Tusha pasi 8 të tjerët, janë dorëhequr dhe shkarkuar si pasojë e procesit të vetting.

Nga viti 1992 kur është krijuar gjykata kushtetuese deri më tani asnjë anëtar i saj nuk ka qenë me aftësi të kufizuara si pjesë e trupës gjykuese.

Komento

Komente

  • Sula: 03/06/2019 19:58

    Hajdut,vemje,mbetje,zorraxhi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?