Reshat Arbana, një nga ikonat e filmit dhe teatrit vendas ka humbur sot gjysmën e tij më të mirë, bashkëshorten, Afërditën. Lajmin e trishtë e bëri së pari me dije ish-prokurori Shkëqlim Hajdari, mik prej më shumë se 3 dekadash i familjes. Siç shpjegon, shkas për largimin fizik të Dritës në moshën 79-vjeçare është bërë një sëmundje e rëndë nga e cila ajo vuante prej vitesh.
"Është ndarë nga kjo shtëpi "Lisi", dera, tavolina, pasqyra, dritarja, çatia, kasaforta, mirësia e Reshat Arbanës që është bashkëshortja e tij Drita dhe zemra e familjes dhe e te gjithë neve, miqëve të kësaj shtepie. Teta Drita është ndarë sot nga kjo botë pas një sëmundje të rëndë. Deri sa ish pa rënduar gjendja e saj shëndetësore, jemi takuar, kemi ndejtur, folur e qeshur pa i rënë në sy. Por, në ditët e fundit, nuk gjenim forcën ta takonim as unë, as Mira e as fëmijët e mij, sepse e kemi dashur shumë fort Dritën”, shkruan Hajdari ndër të tjera në mediet sociale.
Publicisiti nga Kosova Agim Sylejmani po ashtu ka ndarë dhimbjen e tij për humbjen e Dritës, siç ai e quan një grua e rrallë dhe bujare.
"Na njoftuan se qenka ndarë nga jeta një grua e mirë, e mrekullueshme, një grua bujare e fisnike, një grua mikpritëse që vetëm nëpër gojëdhëna na ka rënë ta dëgjojmë, Afërdita Arbana, apo siç e thërrisnin shkurt Drita, bashkëshortja e artistit të madh Reshat Arbana. Gjithmonë na priti e na përcolli e qeshur, siç dinte vetëm ajo. Buzëqeshjen e saj do ta ruajmë si një thesar të çmuar në kujtimet tona. Ajo më qepi shenjat e UÇK-së në uniformën që vesha në pranverë të vitit 1999 dhe më përcolli sikur djalin e saj derisa humba në rrugicën e shtëpisë së tyre. Të gjitha këto do i ruaj në thesarin e kujtimeve më të mira të jetës sime", shkruan ndër të tjera Sylejmani, në emër të familjes së tij.
Respekt e ngushellime per familjen e artustit te madhe Reshat Arbana.Ti rrojne femijet niper e mbesa e te gjithe te dashurit e saje.
Përgjigju