Hajrulla Çeku

Kosova & Rajoni

Një ministër i Kurtit kandidat për Bashkinë e Prishtinës

19 Qershor, 09:29| Përditesimi: 19 Qershor, 10:24

  • Share

Hajrulla Çeku do të jetë kandidat për Prishtinën nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Lajmi konfirmohet nga burime të Kosova Press.

Hajrulla Çeku aktualisht është ministër në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe pritet që këtë të enjte të shpallë kandidaturën për Komunën e Prishtinës.

Edhe parti të tjera politike në Kosovë, kanë nisur tashmë të prezantojnë kandidatët e tyre për kryetar të bashkive (komunave), në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen në 12 tetor 2025. AAK-ja do të kandidojë me Bekë Berishën, ndërsa PSD-ja me Besa Shahinin, ish Ministre e Arsimit në Shqipëri në periudhën 2019-20. 

A.I/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?