Çfarë ndodh me sistemin e drejtësisë dhe si zhvillohen seancat në kohë koronavirusi. Gjykata e Apelit në Tiranë funksionon me staf të reduktuar, ndërsa ambientet aty janë dezinfektuar.
Si zhvillohen gjyqet dhe çfarë ndodh me stafin? Gazetari i Report Tv na sjell një panoramë të situatës.
Roja i derës kryesore është me doreza dhe me maskë mbrojtëse.
Njëjtë edhe avokatët dhe gjyqtarët.
Në hapësirën për publikun, respektohet distanca duke mos lejuar shumë qytetarë pranë sportelit, ndërsa janë të afishuara letra me mesazhe sensibilizuese.
Në gjykatë bëhen masat e sigurisë, që janë emergjente për shkak të afateve pasi askush nuk mund të qëndrojë në qeli nëse ndaj tij nuk ka të vendosur nga gjykata një masë të sigurimit personal. Kushdo që paraqitet pa maska apo doreza, gjykata i ofron ato. Publiku nuk lejohet në seancë, përveç avokatit dhe të pandehurit.