Tërmeti i ditës së djeshme i ka marrë jetën edhe një gruaje me origjinë shqiptare, nga qyteti i Prishtinës. E ndjera Nazmiye Doraya, 62 vjeçare, familja e së cilës ka shkuar në Izmir në vitin 1954. Ajo është gjetur nën rrënojat e pallati Doganlar e përqafuar me të birin, i cili për fatin e mirë ka shpëtuar. I biri gjendet në spitalin Ege University Hospital, raporton nga Izmiri për Report Televizion Besmira Bylykbashi Yigit. Ndërkohë që në vend ende vazhdojnë operacionet e kërkim shpëtimin, ku janë rregjistruar 35 viktima dhe 885 të plagosur.
E ndjera Nazmiye Doraya
Komento
Ngushellime, shume e dhimbshme.
Përgjigju