TIRANË- Një telefonatë anonime ka ngritur në këmbë forca të shumta policie pas alarmit se në Gjykatën e Apelit në Tiranë ishte vendosur një bombë.
Efektivët e policisë zbarkuan në zonë dhe zhvilluan kontrolle në të gjitha gjykatat por mesa duket alarmi për bombën ishte fals.
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema bën me dije se dyshimet kryesore për një bombë ishin në Gjykatën e Apelit të Tiranës në afërsi të ATSH-së, megjithatë kontrollet edhe pse u përqendruan aty, u zhvilluan edhe në ambientet e tjera të gjykatave, në SPAK e GJKKO.
Pas kontrollit pa asnjë rezultat, policia u shpërnda ndërsa është në përpjekje për të gjurmuar personin i cili kreu telefonatën anonime. Forcat blu ende nuk kanë rënë në gjurmët e tij pasi ky i fundit, menjëherë sapo ka denoncuar në komisariate ka fikur celularin duke bërë kështu të pamundur gjurmimin e tij.
Pas lajmeve të botuara dhe pas konstatimit të policisë në ambientet e gjykatave, një reagim zyrtar Gjykata e Apelit njofton se puna vijon normalisht.
“Në vijim të komunikimit, ju informojmë se përfundoi kontrolli i ambienteve nga strukturat e policisë se shtetit dhe nuk u konstatua asgjë e dyshimtë. Veprimtaria ne gjykatën e apelit rifillon normalisht. Faleminderit për mirëkuptimin dhe interesimin”- thuhet në reagimin e Gjykatës.
Ndëkohë, pas policisë së Tiranës kontrolle pati edhe nga RENEA.
Ditën e sotme një telefonatë anonime ngriti alarmin për bombë në Gjykatën e Posaçme dhe në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Por siç duket ende në Gjykatën e Posaçme po kryen kontrolle kësaj here nga RENEA.
Mos more.....
PërgjigjuNëse është alarm fallso, kjo do të thotë që krimi dhe mafia tallin menderen me SPAK. Dhe kjo tallje menderje është masazh se SPAK ndodhet ne dorën e krimit dhe të korrupsionit që është instaluar prej 32 vitesh ne shtetin shqiptar.
PërgjigjuAh sikur te ishte dhe te plaste , ti shunte spakistes, qe po hajn qyl.
Përgjigju