VIDEO emocionuese/ Njëjtë si Haçiko i famshëm, Boncuk qeni që për 6 ditë priti para spitalit të zotin

23 Janar 2021, 17:43| Përditesimi: 23 Janar 2021, 19:22

  • Share

Për ditë të tëra priste në hyrje të spitalit aty ku qëndronte i shtruar pronari i tij, është kjo historia e Boncuk, qenit i cili njëjtë si Haçiko,  që priste çdo ditë pronarin e tij në stacionin e trenit ai priste në hyrje të spitalit. Duke u bërë edhe njëherë dëshmitarë të historisë së dashurisë që kafshët kanë për njeriun dhe që i ka bërë punonjësit e një spitali në Turqi të përloten

Boncuk kthehej çdo ditë në spital në qytetin turk të Trabzonit ku pronari i saj, Cemal Senturk merrte trajtim.  Boncuk,  që marrë nga turqishtja do të thotë rruaza, ndoqi ambulancën që transportoi pronarin e saj, Cemal Senturk dhe pastaj bëri vizita të përditshme aty njoftoi agjencia lajmeve DHA. Vajza e Senturk, Aynur Egeli, tha se ajo donte ta merrte Boncuk në shtëpi por qeni kthehej me vrap në spital.

Një roje e sigurisë në spital, Muhammet Akdeniz, i tha agjencisë së lajmeve “Ajo vjen çdo ditë rreth orës 9 të mëngjesit dhe pret deri në mbrëmje. Ajo nuk hyn brenda.”

Të Mërkurën, Boncuk u ribashkua më në fund me pronarin e saj, i cili tha se ajo ishte shumë e shenjtë për të.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?