Studiuesit e prosperitetit nderohen me çmimin Nobel në Ekonomi

14 Tetor, 12:03| Përditesimi: 14 Tetor, 16:23

  • Share

Akademikët me bazë në SHBA, Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson u nderuan me çmimin Nobel për ekonominë 2024. Ata u vlerësuan për studimet e tyre se si formohen institucionet dhe si ndikojnë në prosperitet, njoftoi sot Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

Çmimi prestigjioz, i njohur zyrtarisht si Çmimi Sveriges Riksbank në Shkencat Ekonomike është çmimi i fundit që do të jepet këtë vit dhe është me vlerë 11 milionë korona suedeze (1.1 milionë dollarë).

Daron Acemoglu dhe Simon Johnson punojnë në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, ndërsa James Robinson është në Universitetin e Çikagos.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?