“Nobeli” në Letërsi për Peter Handke, Shaban Sinani: Komprometon vlerat europiane

11 Tetor 2019, 16:47| Përditesimi: 11 Tetor 2019, 16:50

  • Share

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, prej vitesh propozuese e kandidaturës së shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, për çmimin “Nobel” në Letërsi, kësaj here shpreh zhgënjim të thellë për vendimin e jurisë së këtij çmimit, që për vitin 2019 iu dha shkrimtarit austriak Peter Handke. Sot në një reagim zyrtar, Akademia e konsideron vendimin e marrë ndal apologut të Millosheviçit, si një shqetësim, mbarë-europian edhe botëror, ndaj të cilit ndihen të detyruar që të reagojnë. Sekretari shkencor i shkencave albanologjike, akademiku edhe studiuesi, Shaban Sinani, shpreh shqetësimin e tij lidhur me këtë qëndrim të Akademisë Suedeze

“Ka qenë një vendim shumë zhgënjyes edhe i papritur. ASH është propozueze edhe mbështetëse e shkrimtarit Ismail Kadare edhe çdo vit ka paraqitur argumente të reja, se përse kjo figurë duhet që të jetë fituese e çmimit “Nobel” në Letërsi. Ndonëse edhe më parë mund që të mbanim në një qëndrim kritik nga institucioni ynë, por duke besuar, që Akademia Suedeze edhe juria e “Nobelit” vlerëson me të drejtë, si të pandara qytetarinë dhe talentin, këtë vit nuk ishte e mundur që të heshtej më, sepse është komprometuar rëndë ajo që quhet parimësi, shihet qartë, që ka një qëndrim të dyfishtë nga juria e çmimit “Nobel”, shprehet Sinani.

Studiuesi më tej argumenton, se qëndrimi i Akademisë vjen si një detyrim, pasi juri e këtij çmimi kësaj here vjen me standarde të dyfishta ndaj dukurive më të refuzuara europiane, si hate speech.  

“Rasti i fundit është një rast që komprometon rëndë vlerat më të rëndësishme europiane, të qytetërimit europian që janë bazuar mbi përjashtimin e asaj që quhet hate speech. Ky vendim është degradues, krahasuar me kartën e vlerave europiane. Edhe më parë mund të kishim kundërshtuar, por duke qenë se kemi të bëjmë me një akademi motër, (Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës)jemi të treguar të kujdesshëm, kësaj here nuk mund që të përligjej kujdesi edhe qetësia. Ne e kemi kundërshtuar publikisht këtë qëndrim, edhe jemi të mendimit, se një institucion, që jep çmimin ‘Nobel’ për Paqe, nuk mund të jap në të njëjtën kohë edhe një çmim, që nxit konfliktin, urrejtjen, fjalën e egër, për të mos thënë edhe luftën. ‘Nobeli’ gjithnjë i është përmbajtur vlerave morale edhe atyre intelektuale, duke iu referuar vlerave europiane, që kësaj here janë cenuar”.

Përsa i përket pyetjes, nëse qëndrimi i Akademisë së Shkencave është për pezullimin e çmimit “Nobel”, Shabani shprehet se: “Ne nuk shkojmë në iniciativa. Mendojmë se nuk është e drejta ime, për të kërkuar pezullime apo rishikime të vendimeve, sepse kemi bindjen se kjo nuk do të ndodh.

Sa i përket njohjes së veprave të Peter Handke, studiuesi përfundon se: “Është pothuajse i panjohur në shumë mjedise, tani mesa duket do të fillojë të përkthehet”.  

Shkrimtari austriak Peter Handke, njihet si apolog i Slobodan Millosheviçit jo vetëm me qëndrimet kritike për bombardimet e NATO-s në Jugosllavi, por, edhe për fjalimin e tij në varrosjen e Slobodan Millosheviçit, që ka shkaktuar polemika dhe u përshkrua gjerësisht si një apolog për nacionalizmin ekstrem të djathtë serb.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?