Reperi i njohur Noizy u lirua sot nga qelia e paraburgimit kundrejt garancisë 50 mijë euro, sipas vendimit të gjykatës së Durrësit.
Në një reagim live në Instagram ndërsa ndodhet në makinë, Noizy thotë se ka besim tek drejtësia në Shqipëri e Kosovë e uron që cështja të zgjidhet sa më parë.
Mesazhi live që zgjati vetëm pak minuta u pa nga 49 mijë ndjekës.
“Kam besim te drejtësia ne Shqipëri dhe Kosovë, uroj të zgjidhet sa më pare. Ju dua” tha Reperi të cilin e ka Kosova e ka shpallur në kërkim dhe kërkon ekstradimin e tij pasi e akuzon se bashkë me grupin e tij ka dhunuar personazhin e TikTok, Medi Iseni.
Lajmi kryesor:
Dha 50 mijë euro garanci, reperi Noizy lirohet nga burgu! Kosova kërkoi ekstradimin për sherrin me personazhin e Tik Tok-ut (Dokumenti)
S.G//ReportTv.al