Noizy tërhoqi akuzën ndaj tij, por Cllevio ja dissi që i kishte bërë më parë: Do na vdes OTR-i, o mbreti nga Sukthi, jam ‘gango’ Lushnjari

17 Prill 2023, 22:54| Përditesimi: 18 Prill 2023, 09:33

  • Share

1681715411_nz.JPG

Prej ditësh reperët Cllevio dhe Noizy janë kthyer në kryefjalën e mediave, por jo vetë.

Kjo pasi u përfol se Cllevio, Kleviol Ahmeti, u arrestua nga policia nën akuza që rëndonin nga reperi Noizy.

Mirëpo ky i fundit në një sqarim publik të bërë të hënën, ka treguar se e ka tërhequr aktakuzën ndaj Cllevios dhe nuk do të ndjek rrugën ligjore, ngase vëllai i tij i është lutur që të heqë dorë.

Ndërkohë, Cllevio në një lidhje direkte me ndjekësit e tij në TikTok, ka interpretuar pak kohë më parë disa nga vargjet e ‘diss’-it që kishte planifikuar të nxirrte kundër Noizyt.

“Je frikacak me Ferrari, Top Channel kape lajmin, do na vdesi OTR-i, O Zot na fal, parashikime….mbreti nga Sukthi, gango lushnjari”, thuhet mes të tjerash në disa prej vargjeve.

 


Lajmi kryesor:

Noizy tërheq akuzën ndaj Cllevios! Postimi në Facebook: S'jam gangster! U bëra pishman se nuk dua të përfundojë askush i mbyllur prej meje


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?